Vetëvendosja: – Opozita po tenton të vijë në pushtet në kurriz të mbrojtjes së Republikës – Vendi po rrëshqet drejt krizës politike?
1 Shkurt 2023
Gazeta Bota Sot, Prishtine.
Këtë të martë u mbajt takimi i thirrur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier lidhur me formimin e Asociacionit.
Pjesë e takimit ishin, ambadorët e QUINT-it, pjesëtarë të Shoqërisë Civile, përfaqëese të partive politke, e po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga presidenca dhe kryeministria.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se është mirënjohës ndaj palëve të ndryshme që ndanë “pikëpamjet dhe ekspertizat e tyre” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ne vazhdojmë të mbështesim zbatimin e të gjitha angazhimeve të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, shkroi Hovenier në Tëitter.
Por, nga ana tjetër në Kosovë ka kundërshtime rreth formimit të këtij asociacioni dhe se vet kryeministri Albin Kurti, njëherësh në krye të qeverisë, është kategorikisht kundër formimit të asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat në veri të Kosovës.
Nga LDK kanë deklaruar se kjo çështje është në dorë të Qeverisë.
‘Kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë’.
Kurse, nga PDK ka thënë se përgjegjës është kryemisnitri Kurti.
“Kurti duhet t’iu japë drejtim kërkesave që kanë ardhur nga SHBA-ja. Ai është përgjegjës dhe përgjegjësia duhet të drejtohet tek ai”, ka thënë Tahiri.
Derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.
“Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.
Batusha: Asociacioni që minon funksionimin e shtetit të Kosovës, nuk duhet të mbështetet nga askush
Në lidhje me këtë çështje deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se nuk do duhej të mbështetej nga askush sepse ndryshe po krijohen situat të atilla që bëhen pengesë e brendshme politike.