Ashtu si Akili vajtoj mikun e tij Patrokun me (gjamë).
Edhe Priami mbreti Trojes, vajtonte me (gjamë) djalin e tij Hektorin, shkulte flokët dhe shkrryhej për tokë nga dhembjet e mëdha.


Edhe Princi Lekë Dukagjini vajtoj Skënderbeun me (gjamë).Ai bërtiste me të madhe, rrihte gjoksin, ngrihte flokët dhe gërvishte fytyrën e tij. Ashtu mbas 3000 vitesh vajtojne dhe burrat Shqiptar.

Është i njohur fakti se vajtimet ne grupe është i njohur si në Shqipërinë e Jugut ashtu edhe në atë të Veriut.
Vajtimi në vetvete është një ritual arkaik, i lidhur ngushtë me besimet politeiste të të parëve tanë, prej kohëve mitike, i cili përmban një përzierje elementesh që përfshijnë: të folurin patetik, të thirrurat, kujën, ulërimat, lëvizjet dhe së fundi këngëtimin vajtimor.

Dy fotot e fundit jane një reliev monumental guror, i cili përmban ritin mortor dhe ku prezantohet varrimi i ushtarakut me përkrenare ilire, arkën funerale të të cilit e mbajnë katër ushtarë, po ashtu me prëkrenare ilire (doriforë). Pas arkës vallëzojnë tri valltare mortore, tre gjëmëtarë shkulin flokët dhe janë present edhe shtazët e destinuara per fljim te kultit. Kortezhit funeral i paraprinë një figurë femre, e cila duket se paraqet një priftëreshë të kultit mortor, si ndërlidhje me hyun.

Relievi i Dardanës ka vlerë për zbërthimin e botës shpirtërore dhe të kulturës materiale dardane, ndërsa elementet etnografike kanë vlerë për të fituar njohuri për kostumografinë dardane të kohës dhe për çështjet e analogjive dhe të kontinuitetit iliro-shqiptar.