Vettingu, Cakrani: – Pasuria e atyre që bënë vetingun, shumë më luksoze se e të shkarkuarve
11 Janar 2025
Avokati Kujtim Cakrani për shkarkimet në sistemin e drejtësisë në kuadër të procesit të vetingut, deklaron se të ndërtosh një sistem drejtësie funksional duhen minimumi 100 vite.
Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV ai tha se ashtu siç hetohen dhe politikanët për korrupsion, duhet të ishin hetuar dhe këta gjyqtarë që nëse do ishin larguar për korrupsion do ishin nën hetim.Prokurori nuk them që është i mirë kur është i varfër, pasi kjo varet nga etika, me profesionalizmin, se në bazë të profesionalizmit të tij, qytetarët presin vendime gjyqësore.Janë larguar gjyqtarë nga sistemi ku nuk ka pasur asnjë detyrim që të gjente origjinën e pasurisë së familjes së bashkëshortes para martese.
Unë nuk them që nuk ka korrupsion, por të shohësh pasurinë e atyre që bënë vetingun është shumë më luksoze se sa ata që u shkarkuan.
Ata që hetuan dhe dënuan grupe kriminale, sot enden në rrugë dhe rrezikohen nga personat që dënuan.
Kur u hyn një për një personave, unë them se nuk ia ka vlejtur.
Përse nuk ka nisur procedimi penal ndaj atyre që janë larguar nga sistemi, por nga 800 janë proceduar vetëm 20.
Ndër të tjera Cakrani tha se Gjykata Kushtetuese është jashtë pritshmërive të qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë.
MCNtv