Vidhen Votat ne Parlamentin Shqiptar. Po ne votimet e Pergjithshme. Blihen apo Vidhen! –
Vidhen Votat ne Parlamentin Shqiptar. Po ne votimet e Pergjithshme. Blihen apo Vidhen! –
Postuar: 06/07/2018 – 13:25
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka denoncuar sot një fakt shume të rëndë lidhur me votimin e djeshëm në Kuvend, kur shumica me 75 vota i hapi rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.
Petrit Vasili ka publikuar listën e votimit të mbrëmshëm në Kuvend, duke akuzuar hapur për manipulim, pasi deputeti që nuk ishte i pranishëm në sallë rezulton të jetë votues.
“Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin. Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues. Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor”- shkruan Vasili.
Postimi i Vasilit:
Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.
Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.
Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.
Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.