“Vidhet me ‘emergjencë’”. – Vetting zbardh skemën, manovrat për tenderat pa garë në Burgje! – Fituesi, vëllai i deputetit të PS
10 Maji 2024
Tenderat e Drejtorisë së Burgjeve
Edhe pse të dënuarve iu mungojnë barnat mjeket, energji elektrike, pagesat orëve të punë, Drejtoria e burgjeve nuk harron asnjëherë të çelë fonde për tendera të ndryshme. Kështu, një tender i shpallur më datë 14-07-2023 për blerje të pajisjeve mjekësore ngriti dyshime se kjo garë ishte paracaktuar me marrëveshje “xhentelmenësh”, pasi gjithçka e shkruar në fillim u kërkua të rishkruhej.
Firma që kërkoi rishikimin e kritereve nuk kishte kapacitet ekonomike për të marrë tenderin por në ankimimin në KPP ajo kërkon pagesë më të lartë pra më shumë se 50 milion lekë. Dhe në një vendim nga KPP kriteret janë pranuar pjesërisht duke zgjatur afatet nga 30 në 40 ditë dhe duke mos pranuar të rritet pagesa.
Situata nis e bëhet e dyshimtë në momentin që kontrollojmë të dhënat e firmës që ka ankimuar tenderin. Kompania “Redeon” rezulton se nuk ka kapacitete financiare për të përfituar tendera, pasi sipas dokumenteve standarde të tenderave, duhet bilanci i 3 viteve, ndërkohë kjo kompani ka vetëm 2 vite në treg, pra nuk plotëson kriteret ekonomikë. Në njoftim fituesi të këtij tenderi me rregulla të rinj dhe numër reference të ri rezulton se 50 milionë lekë i përfiton kompania “Farma Net”.