Vidhet piktura e Van Gogh-ut në muzeun e mbyllur nga koronavirusi
Vidhet piktura e Van Gogh-ut në muzeun e mbyllur nga koronavirusi
Një pikturë e piktorit të famshëm Vincent van Gogh me një vlerë rreth 6 milion euro është vjedhur nga një muze hollandez aktualisht i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Piktura me emrin ‘Parsonage Garden’ u vodh nga muzeu Singer Laren në Laren të Hollandës, në orën 3 të mëngjesit të 31 marsit.
Megjithëse kur hajdutët thyen dyert e muzeut, alarmet u aktivizuar, ata ishin larguar kur mbërriti policia.
Nga inspektimi i deritanishëm piktura e Van Gogh është e vetmja që është vjedhur në muze. Piktura ishte pjesë e ekspozitës ‘Pasqyra e shpirtit’ një ekspozitë me më shumë se 70 piktura të famshme me bojëra uji dhe vizatime nga artistë holandezë të shekulli XIX.
Gjatë një konference për shtyp të transmetuar në Youtube, drejtori i muzeut, Jan Rudolph de Lorm, tha se ai ishte “jashtëzakonisht i inatosur” nga humbja e pikturës, e cila ishte marrë hua nga Muzeu i Groningerit. Piktura u vodh në ditëlindjen e 167-të të Van Gogh.
Muzeu Singer Laren u mbyll në 12 mars në përputhje me masat kombëtare për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Nga Exit News