15 Mars 2025

Kryeministri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook për tunelin e Murrizit, i cili u inaugurua sot.

Rama tha se projekti i tunelit të Murrizit ishte një sfidë e madhe për të dhe se sot ai u çlirua nga një makth i vërtetë.

“Sot jam çliruar nga një makth i vërtetë, Tuneli i Murrizit, ku thashë ramë dhe s’kemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujërat, duke na shtyrë afatet e përfundimit pa afat. Sot mbaroi Odiseja e pafundme, që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Stafi që merret edhe me këtë kronikë, më informoi që mezi ka gjetur disa komente negative. Faleminderit të gjithë atyre që nuk i kanë kursyer komentet pozitive”, tha Rama.

Sakaq përpos komenteve pozitive për tunelin e Murrizit Rama pati në Facebook edhe komente negative.

“Vidhi vidhni se edhe pak ditë që ju kanë mbetur”, shkroi një komentues në Facebook.

“Po pse e thua llafin e keq. Apo ta do emri ta mbash me nder duke e sharë. Palokë duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP”, iu përgjigj Rama.

Rama theskoi ndër të tjera se “çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë është vetëm me standarde europiane. Ne e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Europian deri në 2023 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë europiane por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Europë me standarde evropiane”.