Vijnë në Shqipëri 350 mijë dokumente të Perandorisë Osmane

29 gusht  2019

Rreth 350 mijë dokumente të Arkivës Turke që i përkasin periudhës osmane janë sjellë këto ditë në Shqipëri.

Sipas Arkivës në Tiranë këto dokumente janë shumë të rëndësishme, pasi hedhin dritë mbi historinë e panjohur të pushtimit osman në Shqipëri.

Në vazhdim do të vijnë nga Stambolli të tjera dokumente të kësaj periudhe – njofton kjo drejtori.

Dokumentet datojnë nga shekulli XV-XX.

Ky është paneli më i madh me dokumente ardhur në Tiranë nga një arkivë e huaj.

Gjatë vitit 2016 u sollën nga Turqia rreth 5 mijë dokumente të tjerë.

o.j/dita