Vijon bojkoti/ Studentët: Shqipëria e shqiptarëve, të ikin tradhëtarët. –
Vijon bojkoti/ Studentët: Shqipëria e shqiptarëve, të ikin tradhëtarët. –
18 Janar, 2019
Studentët vazhdojnë të mbeten jashtë Universiteteve në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre. Ndonëse qeveria deklaron se kërkesat janë plotësuar, studentët nuk janë të kënaqur.
Të dy fakultetet e inxhinierisë, mekanike dhe elektrike vazhdojne bojkotin në shumicë dërrmuese. Në të njëjtin universitet, pjesa mbrapa FTI, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit bëhet mësim.
Tek Fakulteti Ekonomiku dera është hapur, vijon ngujimi i një numri të vogël studentësh dhe bojkoti më në masë, ndërsa disa studentë deklarojnë se kanë bërë mësim në klasa me pak vetë. Por dera është hapur dhe komunikohet. Shumica e studentëve hyjnë në fakultet për të marrë informacion nga sekretaritë jo për mësim. Tek Fakulteti Juridik vazhdon edhe bojkoti edhe ngujimi dhe porta është e mbyllur.