Virusi i ri Covid, – OBSH paralajmëron shtetet e BE-së

7 JANAR 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon publikisht shteteve të Europës që të ketë kujdes sa i përket përhapjes së Covid-19.

Duke folur në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge,duke iu referuar variantit të ri të virusit, që fillimisht u identifikua nga Mbretërinë e Bashkuar.

“Ka masa themelore që ne të gjithë i njohim dhe që duhet të rriten për të zvogëluar transmetimin, për të zvogëluar barrën e shërbimeve shëndetësore dhe për të shpëtuar jetë,” theksoi Drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge.

Gazeta Shqip