Virusi mutant më shumë ngjitës tek fëmijët dhe të rinjtë/ Alarmi i shkencëtarëve për variantin e ri të koronavirusit dhe rreziku që kanoset: Duhet të nxitojmë me…
Virusi mutant më shumë ngjitës tek fëmijët dhe të rinjtë/ Alarmi i shkencëtarëve për variantin e ri të koronavirusit dhe rreziku që kanoset: Duhet të nxitojmë me…
24 DHJETOR 2020
Varianti i ri i koronavirusit që lindi në Britaninë e Madhe dhe u përhap gjerësisht jo vetëm në Angli, por edhe në shumë vende të tjera ka shkaktuar alarm dhe frikë.
Këshilltarët e qeverisë britanike kanë paralajmëruar se varianti i ri i koronavirusit, i cili është shumë ngjitës, do të shkaktojë më shumë vdekje në vitin 2021 sesa në vitin 2020. Sipas tyre, e vetmja zgjidhje në këtë situatë të vështirë është që të përshpejtohet procesi i vaksinimit.
SAGE, ekipi i ekspertëve britanikë, thotë se varianti i ri koronavirusit është deri 74 përqind më ngjitës. Ata thonë se do ketë më shumë vdekje për shkak se do të përhapet më shpejt. Akoma nuk ka të dhëna se varianti i ri është më vdekjeprurës, por fakti që është më ngjitës, e bën më vrastar.
Ekspertët thonë se edhe izolimet nuk do të jenë të mjaftueshme për të kufizuar këtë virus të rrezikshëm. Ata thonë se kufizimet do funksionojnë nëse mbyllen totalisht shkollat.
Kjo për shkak se varianti i ri mendohet se prek fëmijët dhe të rinjtë njësoj si të rriturit.
Vaksina e Pfizer është miratuar dhe 500 mijë britanikë e kanë marrë deri më tani. Sot nis shpërndarja e kësaj vaksine edhe në vendet e BE-së.
Një ditë më parë Britania e Madhe tha se ka pikasur dy raste të reja të një varianti të ri të koronavirusit. Sipas BBC, rastet janë kontakte të njerëzve që kanë udhëtuar në Afrikën e Jugut, prej nga e ka origjinën ky variant i ri. Menjëherë janë vendosur kufizime për udhëtimet drejt Afrikës së Jugut.
Varianti i ri ka shkaktuar mjaft shqetësim në vendin afrikan, pasi është bërë varianti dominues në vend.
Edhe pse kanë evoluar në mënyrë të ndarë, varianti mutant i Afrikës së Jugut është i ngjashëm me atë të Britanisë së Madhe.Sipas ‘Guardian’, varianti i Afrikës së Jugut duket se është më ngjitës dhe godet më fort të rinjtë.
Gazeta Sot