Viti 2024 do thyejë rekordin për temperaturat e larta. – OKB paralajmëron “fatkeqësi”: – Po rritet kaosi klimatik.
20 Mars 2024
Viti 2024 do të jetë viti më i nxehtë ndonjëherë, duke tejkaluar edhe “rekordin” e regjistruar në 2023-n, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar, duke thënë se temperaturat e larta pritet të rriten për të paktën 1.5 gradë celsius.
Kombet e Bashkuara thanë të martën se viti 2023 përmbylli një 10-vjetësh shumë të nxehtë, por ky nuk do të jetë fundi.
“Ekziston një probabilitet i lartë që viti 2024 të thyejë sërish rekordin e 2023”, ka thënë shefi i monitorimit të klimës, Omar Baddour, ndërsa për raportin e parashikimit të motit, shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar “një fatkeqësi”.
“Toka po lëshon një thirrje fatkeqësie. Ndotja nga derivatet fosile po rrit kaosin klimatik. Ndryshimet po përshpejtohen”, ka thënë Guterres.
Kombet e Bashkuara kanë ngrehur alarmin se pos rritjes së temperaturave, edhe akullnajat kanë zënë të shkrihen shpejtë dhe niveli i detit është rritur.
Rritja e energjisë së rinovueshme po shihet si kthesë shprese për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike.