Vizatimi i Leonardo da Vincit pritet të arrijë vlerën e 16 milionë dollarëve
Vizatimi i Leonardo da Vincit pritet të arrijë vlerën e 16 milionë dollarëve
Pritet të dalë në ankand në korrik “Koka e ariut”.
(Reuters) – Një punim rreth 8 me 8 centimetra, ku është vizatuar koka e një ariu nga artisti i famshëm Leonardo da Vinci, pritet të arrijë çmimin deri në 16.7 milionë dollarë në një ankand në korrik.
“Koka e ariut”, një vizatim me laps në një letër ngjyrë bezhë rozë, është “në mesin e tetë vizatimeve të pakta të mbijetuara nga Leonardo që është ende në duart e blerësve privatë dhe jashtë koleksionit mbretëror britanik dhe koleksioneve ‘Devonshire’ në Chatsworth”, ka thënë shtëpia e ankandeve “Christie’s” për Reuters.
Nëse shitet sipas vlerësimit që i është bërë, vizatimi do të vendoste një rekord të ri për mjeshtrin e vjetër. Çmimi i tij më i lartë për një vizatim erdhi në vitin 2001, kur vizatimi i tij “Kali dhe kalorësi” u shit për më shumë se 11 milion dollarë.
“Unë kam të gjitha arsyet të besoj se do të arrihet një rekord i ri në korrik për ‘Kokën e ariut’, një nga vizatimet e fundit nga Leonardo që po pritet që të dalë në treg”, ka thënë në një deklaratë Stijn Alsteens, shef ndërkombëtar i departamentit Old Masters Group, në “Christie’s Paris”.
Dhe thjesht, për të ndihmuar për të vendosur një blerës, origjina e vizatimit është e patëmetë. Pronësia e vizatimit mund të gjurmohet te piktori britanik Thomas Lawrence, dhe pas vdekjes së tij në vitin 1830, pronësia e vizatimi i ka kalua tregtarit të tij Samuel Woodburn, i cili e shiti atë te “Christie’s” në vitin 1860 për 2.50 paund (3.50 dollarë), sipas shtëpisë së ankandeve.
Pronari i saj aktual e ka atë që nga viti 2008.
Gazeta Koha net.