Vizë dhe me pagesë per te hyre ne Tirane, edhe me tra! –
Nga Dritan Kaba
Vizë dhe me pagesë per te hyre ne Tirane, edhe me tra! –
Dikur kryetar bashkie Rama i cilësonte çeçenë, që duhet të hyjnë me vizë në Tiranë.
Sot qe ka tepsinë i vetëm, ja arriti t’i vendosë viza verilindjes së Shqipërisë dhe gjysmës tjetër të kombit, kosovarëve.
Vendosja e taksës së rrugës, që lidh si një aortë kombin, është fillimi i një ndarjeje të tij.
Përveç kësaj është edhe një taksë që i përkeqëson edhe më tej jetesën e kësaj pjese të vendit.
Kjo është një taksë që rëndon ekonominë dhe qarkullimin e mallrave dhe prodhimeve të këtyre qytetarëve.
Produktet e tyre do shtrenjtohen dhe bëhen gati të pakonkurrueshme në tregun shqiptar. Përveç vizave për njerëzit, kjo takse është edhe tarifë doganore, për patatet, gështenjat, arrat, mjaltin e çdo prodhim tjetër të veriut të Shqipërisë.
Kjo do jetë edhe si diganë është vizë për gjysmën e kombit.
Vize edhe me pagesë, edhe me tra!
Kjo është Rilindja, e tepsisë dhe timonit!
Drogë dhe P.P.P. modeli ekonomik i Rilindjes!
Kjo është çmenduria dhe paaftësia e një individi, që e vuajnë të gjithë ata që kanë timon ose jo.
Dritan Kaba