Vizita e Blinken në Tiranë, Rama shpërthen në të qeshura pas pyetjes së gazetares
11 Shkurt 2024
Kreu i qeverisë është ndalur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila ka zgjatur plotë 5 orë, me dyer të mbyllura.
Një nga pyetjet që iu drejtua kreut të ekzekutivit, Edi Rama, ishte lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Gazetarja e pyeti Ramës nëse ka ndonjë domethënie që vizita e tij do të jetë në të njëjtën ditë që pritet të jepet vendimi për çështjen ‘McGonigal’.
Ka qenë kjo pyetje që e ka bërë Ramën të qeshë duke thënë: Mirupafshim!
Gazetarja: A ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepet vendimi për çështjen McGonigal?
Rama: Hahaha, mirupafshim!
Nga Balkanweb