13 Maji 2024

…”Kjo vizitë vjen kur mbi Ramën ka një sërë akuzash”.

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar mbi vizitën e djeshme të Kryeministrit Edi Rama në Greqi, duke e cilësuar si një patriotizëm për shpëlarje,  dhe se si meritë e tij (Edi Ramës), së bashku me politikanët e tjerë, është largimi i këtyre shqiptarëve ng vendi ynë.

Këto akuza erdhën nga analisti ditën e sotme, kur dhe ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ te News 24.

Sipas tij, Kryeministri Rama u ngacmoi emigrantëve kompleksin e tyre të inferioritetit, pasi ky i fundit sipas Lubonjës është mjeshtër i spektaklit dhe manovrator i shkëlqyer i gjuhës së patriotizmit dhe internacionalizmit, në bazë të interesave të tij.

Fatos Lubonja: Unë mendoj se shkaku kryesor pse Rama ka shkuar në Greqi është patriotizëm për shpërlarje, dmth kur regjimet kërkojnë të shpërlajnë veten nëpërmjet një evenimenti. Kështu bën prsh Arabia Saudite duke bërë evente të ndryshme si kampionat botëror në futboll. Kjo vizitë vjen kur mbi Ramën ka një sërë akuzash. Kryeministri donte të vinte në dukje mburrjen kombëtare.

Fjalët e Ramës nuk janë patriotizëm i vërtetë. Rama tha se në vitet 1990 shqiptarët kanë qenë gjasme të përulur, ndërsa tani jemi gjasme të barabartë se flet sikur Shqipëria është bërë. Meritë e Ramës dhe politikanëve tanë ndër vite është se i kanë dëbuar shqiptarët. Rama iu ngacmoi kompleksin e inferioritetit emigrantëve. Beleri është në burg për interesat e oligarkisë që do të grabisë tokat në jug dhe ju thotë që ky nuk duhet se gjasme nuk na duhet një person i tillë e patriotizma të tillë. Rama është mjeshtër i spektaklit. Kryeministri është manovrator, që përdor herë gjuhën e patriotizmit e herë atë të internacionalizmit, sipas interesave që ka, për të fshehur fytyrën e një njeriu që është në krye të një regjimi. Neve na sundojnë më lehtë me ndihmën e ndërkombëtarëve. Rama në një kuptim është armik i Shqipërisë.

I pyetur për protestën që do zhvillohet ditën e neserme përpara Bashkisë Tiranë, analisti u shpreh se opozita ka problemet e saj, pais nuk thith dot qytetarë.

“Protesta është e rëndësishme, për të nxitur edhe SPAK që këta njerëz kërkojnë që drejtësia të veprojë. Edhe opozita ka probleme, sepse nuk thith dot qytetarë. Duhen gjetur akte që bëjnë efekte. Në Sajgon u rrëzua një regjim, sepse murgjet atje u dogjën në mes të vendit dhe amerikanët, që mbështetën një regjim, u tërhoqën”, deklaroi Lubonja.