Vizita në Londër, Rama: – Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’iu mbrojmë nga Putin dhe…
24 Mars 2024.
Kryeministri i Shqipërisë prej ditës së djeshme ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë dy-ditore.
Pjesë e agjendës së tij ishte dhe një bashkëbisedim në Chatham House, e cila njihet si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër.
Kryeministri shqiptar në retorikën e tij ironizuese ndaj përqajes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptare, i cila ka qenë një nga çështjet kryesore në takimin e tij me homologun Rishi Sunak.
Për një moment Rama përfytyroi sikur rolet u këmbyen dhe ajo çfarë ai tha shkaktoi të qeshura në sallë.
“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”, u shpreh kryeministri shqiptar.
Gazeta Shqip