Vizita virtuale në 12 muze të famshëm nëpër botë
Vizita virtuale në 12 muze të famshëm nëpër botë
Vetëkarantinimi mund të sjellë shumë probleme komplekse dhe ndërlikime. Në lidhje me argëtimin, kjo nënkupton më shumë mërzi dhe lundrim për një kohë më të gjatë në internet.
Sipas Fast Company, Google Arts & Culture bashkëpunoi me më shumë se 2500 muze dhe galeri në të gjithë botën për t’ju dhënë mundësinë të gjithëve për të vizituar virtualisht disa prej muzeve më të famshëm nëpër botë… Tani mund të “vizitoni një muze” pa u ngritur nga divani.
Koleksioni i Google Arts & Culture përfshin British Museum në Londër, Muzeun e Van Gogh-ut në Amsterdam, Muzeun Guggenheim në Nju Jork e shumë të tjerë, ku ju mund të mësoni më shumë rreth artit, historisë dhe shkencës.
British Museum, Londër
Muzeu ikonë në zemër të Londër u jep mundësinë vizitorëve virtualë të shohin Gjykatën e Madhe, Gurin e Rosseta-s dhe mumiet egjiptiane. Ju mund të shihni gjithashtu qindra artefakte gjatë vizitës virtuale në muze.
Muzeu Guggenheim, Nju Jork
Opsioni Street View i Google u jep mundësinë vizitorëve të shohin shkallën e famshme spirale të muzeut Guggenheim pa dalë nga shtëpia. Ju mund të shihni edhe vepra arti të mrekullueshme të periudhës së impresionizmit, post-impresionizmit, moderne dhe bashkëkohore.
Galeria Kombëtare e Artit,, Uashington, D.C.
Ky muze i famshëm amerikan i artit ju shfaq online dy ekspozita nëpërmjet Google. E para është një ekspozitë e modës amerikane të viteve 1740 – 1895, që përfshin shumë modele veshjesh të epokës koloniale dhe revolucionare. Ekspozita e dytë përfshin vepra të piktorit holandez Johannes Vermeer.
Musée d’Orsay, Paris
Ju mund të ecni virtualisht në këtë galeri të famshme ku janë ekspozuar dhjetëra vepra të famshme të artistëve francezë të cilët jetuan e punuan në vitet 1848 – 1914. Hidhuni një sy veprave të Monet, Cézann, Gauguin e shumë të tjerëve.
Muzeu Kombëtar i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Seul
Një ndër muzetë më të famshëm i Koresë mund të vizitohet nga kudo që të ndodheni. Nëpërmjet Google ju mund të vizitoni 6 kate me art bashkëkohor nga Koreja dhe nga gjithë bota.
Pergamon, një nga muzetë më të mëdhenj në Gjermani, ka shumë për të ofruar, edhe nëse nuk mund të jeni fizikisht aty. Në këtë muze historik ndodhen shumë artefakte të vjetra, ndër të cilat Porta Ishtar e Babilonisë dhe sigurisht Altari i Pergamonit.
Rijksmuseum, Amsterdam
Vizitoni kryeveprat e epokës së artë në Holandë, ndër të cilat veprat e Vermeer dhe Rembrandt. Nëpërmjet Steet View tour të Google në këtë muze të famshëm ju do të keni ndjesinë sikur po e vizitoni atë fizikisht.
Gogh Museum, Amsterdam
Kushdo që është fans i këtij piktori tragjik dhe gjenial, mund t’i shohë punimet e tij nga afër (ose thuajse) duke vizituar virtualisht në këtë muze – koleksioni më i madh i veprave të artit të Vincent van Gogh, që përfshin më shumë se 200 piktura, 500 vizatime dhe më shumë se 750 letra personale.
Muzeu J. Paul Getty, Los Anxhelos
Në këtë muze të artit në Kaliforni mund të shihni vepra të artit europian që datojnë në shekullin VIII. Bëni një tour me Street View për të parë një koleksion gjigant me piktura, vizatime, skulptura, fotografi dhe dorëshkrime.
Galeria Ufizzi, Firence
Në këtë Galeri arti në Firence ndodhet një nga koleksionet e artit të një prej familjeve më të famshme të Firences, Mediçi. Ndërtesa u projektua nga Giorgio Vasari në vitin 1560, veçanërisht për Cosimo I de’Medici, por kushdo mund ta vizitojë atë nga çdo cep i botës.
MASP, São Paulo
Muzeu de Arte de São Paulo është një muze jofitimprurës dhe është i pari muze modern në Brazil. Veprat e artit të vendosura në korniza transparente të krijojnë përshtypjen sikur ato qëndrojnë pezull në ajër. Bëni një tur virtual në këtë muze për t’i parë me sytë tuaj këto punime të mrekullueshme.
Muzeu Kombëtar i Antropologjisë, Mexico City
I ndërtuar në vitin 1964, ky muze i kushtohet arkeologjisë dhe historisë së trashëgimisë parahispanike të Meksikës. Janë gjithsej 23 salla me artefakte të vjetra, disa përfshijnë edhe Civilizimin Maya.
Për fat të keq, jo të gjithë muzetë dhe galeritë më të famshme të artit mund të përfshihen në Google Arts & Culture, vetëm disa muze ju japin mundësinë t’i vizitoni online.
*Andrea Romano
Burimi: Travel and Leisure