14 Nentor 2024

Briseida Shehaj e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës të dala nga hetimet e dosjes së vjedhjes nga drejtorët e kësaj bashkie për skemës së kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”.

“Që të kuptojmë seriozitetin e këtij sistemi drejtësie, kemi një strukturë prej 260 vetash.

Dhe të mos harrojmë se Belindi ka publikuar dokumente për financimin, por të mos harrojmë se kryesori i këtij financimi është i arrestuar në Amerikë nga Home Land Security, ndërkohë kompanitë që erdhën këtu dhe që janë të dala nga mediat këtu janë kompani që kanë shkuar deri në Iran.

Dhe unë di të them se nëse kjo opozitë ka këtë vullnet, pasi Belindi ka shembur për 1 vit atë që as nuk mendohej dhe as nuk imagjinohej.

Uleshe tavolinave të Tiranës dhe Bashkia ishte e paprekshme. Më përpara mendohej se do arrestohej Edi Rama se sa Redi Molla.

Dhe me një punë kolosale u arrit e paimagjinueshmja dhe sot jemi në situatën kur kemi dimrin e vetmisë së madhe të Erion Veliajt. Ai është një kufomë politike dhe tashmë ka marrë fund.”, theksoi ndër të tjera Briseida Shehaj.

Nga OraNews