Vjen kthesa e madhe e motit! Ja çfarë na pret ditën e diel
Vjen kthesa e madhe e motit! Ja çfarë na pret ditën e diel
19 SHKURT 2021
Një front i dobët i ftohtë ajror do të na afrohet nesër pasdite vonë duke përfshirë Republikën e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Fronti nuk do të jetë i fuqishëm, por krejtësisht i zakonshëm dhe përpos reshjeve të shiut nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh të motit.
Shumica e territorit të Shqipërisë dhe Malit të Zi as që do e vërejnë fare ndikimin e frontit të dobët të ftohtë ajror sepse atje nuk priten as riga shiu me ndonjë përjashtim shumë të rrallë.
Spas Meteoballkan, nesër pasdite vonë ose në orët e mbrëmjes në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore priten riga shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje afatshkurtra por mjaft estetike bore.
Nga e diela në gjithë rajonin na pret stabilizim i motit, rreze diellore dhe ngritje të temperaturave ditore.
Gazeta Sot