Vjen lajmi i mire: – Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun
Vjen lajmi i mire: – Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun
14 MARS 2022
Ditën e sotme nafta ka shënuar një rënie të konsiderueshme në bursë. Ndryshim ky që ka ardhur teksa negociatorët ukrainas dhe ata rusë filluan një raund tjetër bisedimesh dhe pasi presidenti i Ukrainës u shpreh në fundjavë se bisedimet me Moskën treguan disa shenja për t’u bërë më thelbësore.
Sot, çmimi i naftës bruto ka rënë me 5% ndërsa një fuçi kushton diçka më pak se 104$. Vetëm tri ditë më parë fuçia ishte mbi 109 dollarë amerikanë.
Nuk ndalen sanksionet, Rusia merr GODITJEN e rëndë
“Ata që më quajnë hajdut, do ishin të tillë po të kishin pozicionin tim”, kryeministri Rama bën deklaratën e fortë: Ju betohem se…
U mbajt sekret/ Putin merr goditjen e rëndë, vritet një tjetër komandat i rëndësishëm rus, vetëm pak orë para vdekjes ai kishte folur me nënën dhe bashkëshorten e tij (EMRI+FOTO)
Një tjetër faktor që ka çuar në rënien e çmimit, sipas analistëve të tregjeve, është edhe futja në karantinë e 17.5 milionë njerëzve në Shenzhen të Kinës, pas shpërthimit të Covid atje. Ky rajon tashmë është i bllokuar dhe udhëtimet nuk lejohen.
Sipas analistit Ole Hansen, karantinimi i këtyre banorëve ka sjellë uljen e çmimit pasi ka dhe një rënie kërkese nga miliona kinezë. Po ashtu, deklaratat optimiste të Volodymyr Zelenskyy janë një tjetër faktor shpresëdhënës se luftës mund t’i vijë fundi shpejt.
Gazeta Sot