Vjen ndihma e parë ushtarake e pranuar publikisht ndaj Ukrainës, solidarizohet Polonia
Vjen ndihma e parë ushtarake e pranuar publikisht ndaj Ukrainës, solidarizohet Polonia
Nga OraNews
25 Shkurt 20222
Polonia ka dërguar një autokolonë me municion në Ukrainë, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit Mariusz Błaszczak.
Kështu ajo bëhet dërgesa e parë të pranuar publikisht e ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
“Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë tek fqinjët tanë. Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus”, tha ai në një postim në Twitter.
Postimi në Twitter nuk përshkruante as llojin e municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasinë.