Vjen nje lajm i mirë nga kryeministri Rama, shihni çfarë po ndodh në stadiumin e Durrësit
Vjen nje lajm i mirë nga kryeministri Rama, shihni çfarë po ndodh në stadiumin e Durrësit
Postuar: 27/11/2019 – 23:52
Shqipëria po jeton orë të vështira, si pasojë e një tërmeti 6.4 ballë Righter që tronditi vendin. Mirëpo, përpos lëkundjeve, edhe moti duket i paqëndrueshëm. Sinoptikania Adiola Bani tha se do të ketë shira e rrebeshe.
Por një lajm i mirë vjen nga kryeministri Rama. Është drejt përfundimit çmontimi i çadrave në kampin provizor të ngritur në stadiumin e Durrësit.
Rama falenderon pronarët e hoteleve në Durrës, që siç rekomandoi vetë ai, strehuan qytetarët e prekur nga tërmeti.
Reagimi i plotë:
FALEMINDERIT TË GJITHË ATYRE që e realizuan këtë mrekulli të vogël, duke i bërë të panevojshme çadrat e emergjencës për fatkeqët në Durrës, pa u mbushur ende 48 orë nga thagma dhe pavarërisht ngarkesës së tmerrshme e të gjithanshme
Nga sonte të gjithë do të jenë në të ngrohtë, me ushqim e krevat, falë pikërisht organizimit, koordinimit dhe mbi të gjitha gatishmërisë fantastike të sipërmarrësve të hotelerisë durrsake
Nga nesër në mëngjes herët, nisim vizitat nëpër banesat e dëmtuara, për t’u siguruar se çdo familje në nevojë për një strehë të sigurtë, do ta ketë atë pa humbur kohë
Gazeta Sot