Vjen paralajmërimi i frikshëm nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: – Nëse nuk merren masa, do të infektohen…
Vjen paralajmërimi i frikshëm nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: – Nëse nuk merren masa, do të infektohen…
28 PRILL 2020
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka paralajmëruar se një miliard persona mund të infektohen nga koronavirusi në të gjithë botën nëse vendeve të “cënueshme” nuk u jepet ndihmë urgjente.
Thuhet se “vendet e brishta” si Afganistani dhe Siria kanë nevojë për financim urgjent në mënyrë që të shmanget një epidemi e përmasave të mëdha. Gjithashtu paralajmërohet se mbetet shumë pak kohë për të bërë gati një përgjigje të mirë e të fortë ndaj situatës.
Në raportin e përgatitur nga KNSH, i cili bazohet në modelet dhe të dhënat të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Imperial College London, vlerësohet se virusi korona mund të infektojë deri mes 500 milion deri në miliardë persona në të gjithë globin.
Gjithashtu parashikohet se si pasojë e Covid-19 mund të kemi më shumë se 3 milionë vdekje në të gjithë globin.
Gazeta Sot