1 Dhjetor 2022

Një tjetër sulm i paligjshëm ndaj “Prestige Resort”. Mëngjesin e sotëm, policia dhe fadroma të IKMT-së pa asnjë njoftim zbarkuan në hotel, ku pa asnjë shkresë zyrtare u nxorën me forcë punonjës të Prestige dhe pushues. Teksa vitin e kaluar kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e çmuar të “Prestige Resort”, që i hapi dyert refugjatëve afganë, sot panorama është krejt ndryshe.

Pamjet që shihni si më poshtë, datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’. Pikërisht në këtë resort Rama, që iu ‘sul’ për herë të dytë këtij hoteli, duke i vënë dhe shirin e sigurisë, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.

Ndërkohë, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi pa asnjë njoftim zyrtar, policia ka rrethuar hotelin dhe OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike.

(BalkanWeb)