Vlahutin nga Kukësi: Punësoni të rinjtë, jo emigrim në vendet e BE. –
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ka qenë sot në Kukës, ku ka inspektuar investimet e Bashkimit Evropian në Kukës. Ambasadorja Vlahutin ka deklaruar se të gjitha ndërhyrjet që do të bëhen në të ardhmen duhet të bëhen të mirëplanifikuara.
Në një takim me kryetarin e bashkisë, kryediplomatja e BE u ndal dhe tek aeroporti i Kukësit, ku tha se është në pritje të studimit të fizibilitetit. Temë diskutimi ka qenë edhe punësimi i të rinjve, për të ndaluar emigrimin e tyre në vendet e Evropës.
Lidhur me HEC-et në Shishtavec, ambasadorja ka thënë se duhet më shumë informacion dhe detaje, si dhe do të ketë rakordim se çfarë do të bëhet me këtë çështje. Sipas saj, sfida më e madhe e BE është ndërtimi i infrastrukturës dhe ruajtjes së mjedisit.
16/03/2018.