Vlera te artit tradicional te pa studiuara – Kuajt e vatres se Zjarrit te banesave te Shqiperise se Veriut. –
Vlera te artit tradicional te pa studiuara – Kuajt e vatres se Zjarrit te banesave te Shqiperise se Veriut.
Ne vatren e oxhakut gjithmone vendosen dy hekura te punuar ne menyre artizanale nga farketaret. Zakonisht dy figurat ne dy anet jane te ndryshme. Zjarrin e mbajne drangojte, te cilet jane te paraqitur ne hekurpunimin e kokave te ketyre hekurave. Keto hekura te punuar quhen Magaret ose Kuajt e vatres. Drangojte jane vepra te artit arkaik tradicional. Mjeshteria dhe shprehja e tyre artistike nuk ka vleresim dhe as katalogim tek trashegimia e jone. Mungesa e vleresimit per studimin, traditen arizanale te ketyre objekteve me vlera arti dhe te mitologjise etj eshte nje mungese dhe mosvleresim I trashegimise dhe vlerave artistike te vazhdmsisw se kultures tone.
Figura e Dragojt eshte e lidhur me kultin e Zjarrit, qe ne Naten e Kshndellave (kershendellave) duhet te jete gjithe naten ndezur, dhe po keshtu zjarri eshte edhe element mbrenda ceremonive dhe riteve qe zhvillohen kete Nate te Madhe.
Shenimi dhe foto nga J. Brahaj, “Koka e Dragojt”, ne hekurat e vatres se zjarrit te banesave te Shqiperise se Veriut”.