Vlonjatet bilete per Edi Ramen. -Shqipëria në protestë! –(+ foto).
Vlonjatet bilete per Edi Ramen. -Shqipëria në protestë! –(+ foto).
08/02/2019
Një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës është duke u zhvillua në Vlorë, ku qytetarë dhe përkrahës të opozitës kanë ironizuar me dështimin e “Air Albania” dhe parkimin në Stamboll të avionit që Edi Rama pagëzoi me emrin e poetit Lasgush Poradeci.
Protestuesit kanë shfaqur një “biletë” avioni vetëm nisje në datën 16 shkurt nga “Aeroporti i Vlorës” për Edi Ramën dhe destinacioni është “në të sëmës”.
Protestuesit janë vendosur në zonën e Skelës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Ata bëjnë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.