“Vlora ka një spital psikiatrik”/ Befason Ilir Meta, kërcënon kryeministrin Rama dhe i dërgon mesazhin e koduar…
“Vlora ka një spital psikiatrik”/ Befason Ilir Meta, kërcënon kryeministrin Rama dhe i dërgon mesazhin e koduar: Më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban!
10 PRILL 2021
Presidenti i vendit Ilir Meta mbajti sot një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Rama, teksa dha një prononcim për gazetarët në Vlorë. Meta me ironi tha se do të ketë vend në Vlorë për Ramën, edhe pas 25 Prillit, ndërsa kujtoi se ky qytet ka një spital psikiatrik në funksion të plotë.
Meta u shpreh se ai do të jetë pandalim në qytetin e Vlorës, pasi ky qytet duhet të jetë shembull në mbajtjen e zgjedhjeve, ndërkohë që shtoi se kjo nuk është një betejë mes tij dhe Edi Ramës, por një betejë për demokracinë.
“Ai nuk e di por presidenti mund të nxjerrë dekrete, Vlora ka hapësira dhe për të në të ardhmen, pas 26 Prillit. Ka një spital psikiatrik që duket shumë mirë nga jashtë, dhe ka një staf të devotshëm, ai është munduar që të korruptojë dhe burra, që turpërojnë familjen e tyre dhe vendin e tyre, por duhet ta dijë se në 25 Prill do ta marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura. Në 25 Prill kushdo mund të bëhet kurban, por jo demokracia”, deklaroi Meta.
Gazeta Sot