“Vlora nuk ka për të gjetur qetësi”/ Gazetari i njohur lë pa fjalë Blendi Fevziun, zbulon ekzekutimin e bujshëm që prishi balancat e krimit në vendin tonë: Kam informacione se…(REPLIKAT)
“Vlora nuk ka për të gjetur qetësi”/ Gazetari i njohur lë pa fjalë Blendi Fevziun, zbulon ekzekutimin e bujshëm që prishi balancat e krimit në vendin tonë: Kam informacione se…(REPLIKAT)
8 QERSHOR 2021
Vlora është një ndër qytet që ka shënuar një numër të madh ngjarjesh kriminale kohët e fundit.
Gazetarët duket se bien dakord se jemi larg qetësisë. Në studion e “Opinion” gazetari Poli Hoxha tha se ka dy vjet që në këtë qytet janë prishur balancat, ndaj dhe Vlora nuk ka për të gjetur qetësi.
Poli Hoxha: Vlora nuk ka për të gjetur qetësi nga informacionet që kam unë, sepse është prishur balanca, ka 2 vjet që është prishur.
Blendi Fevziu: Se qyteti jetonte me balancë ë…
Poli Hoxha: Që pas vrasjes së Edison Harizajt, në 2018-n në Durrës…
Blendi Fevziu: Ai i prishi balancat?
Poli Hoxha: Po po, atje janë prishur të gjitha balancat.
Ermal Vija: Ndodhën një zinxhir vrasjesh, që nga vrasja e Harizajt
Një emër i njohur për policinë dhe i konsideruar si person me influencë në Vlorë, Edison Harizaj u vra në një atentat mafioz në qytetin e Durrësit, në Nëntor të 2018-s. Ai u ekzekutua së bashku me një tjetër person, gjatë kohës që udhëtonte me makinë. Në atë kohë, hetuesit dyshonin se vrasja e tij erdhi si pasojë e përplasjeve mes grupeve rivale për territor në qytetin e Vlorës.
Gazeta Sot