Vlora përmbytet sërish, ja rrugët ku ka probleme. Pezullohet lundrimi në det

11 shkurt 2021

Reshjet intensive të shiut prej orëve të mbrëmjes së të mërkurës kanë shkaktuar përmbytje edhe në Vlorë.

Sipas korespondentit të Panorama, problematika ka në disa akse rrugore të qytetit.

Raportohet se është përmbytur rruga pranë Portit të Vlorës, pranë Albano dhe Romina, pranë Bibliotekës së qytetit.

Ndërsa në rrugën e zonës së Jonufres automjetet kalojnë me vështirësi për shkak të rrëzimit të pemëve.

Për shkak të erës së fortë, edhe lundrimi në det është pezulluar.

Në një njoftim për mediat thuhet se “transporti ndërkombëtar i udhetarve dhe mjeteve vazhdon normalisht pa nderprerje. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do te jete ne daten 12.02.2021 ne oren 06:00 dhe oret ne vazhdim”.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë, reshjet e dendura të shiut krijuan të njëjtën situatë problematike në Vlorë, me akse të përmbytura e rrugë të kalueshme me vështirësi.

Gazeta Panorama