
Vlorë/ Digjen hektarë tokë me ullinj, zbardhen dyshimet e para
9 Shtator 2023
Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Akerni të njësisë administrative Novoselë.
Mësohet se nga zjarri është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po ndihmon për lokalizimin e zjarrit.