Voltana Ademi ia thotë në sy Lleshajt: – Shkodër e Velipojë, kultivim masiv i kanabisit
Voltana Ademi ia thotë në sy Lleshajt: – Shkodër e Velipojë, kultivim masiv i kanabisit
– 05/06/20
Gjatë takimit të ministrit e brendshëm Sandër Lleshaj me strukturat e vendore në qarkun e Shkodrës, kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi është shprehur se në këtë qytet është rritur kultivimi masiv i kanabisit.
“Unë kam përgatitur një raport dhe kemi verifikuar që mbillet jo pak, por shumë kanabisi. Unë dua të theksoj dy zona prioritare në Velipojë, dhe në një nivel më dytësor, por ku ka, në Bakstriollë, Reç të vjetër e të ri. Kjo është ajo që kemi verifikuar deri më tani.
Dua ta vë në vëmendje, se ky është një problem shumë i madh që kemi në Shkodër. Harta në lidhje me një vit më parë është rritur. Ky është një problem shumë i madh, pasi në disa zona ku kishte pak, kemi më shumë mbjellje.
Kemi disa vende ku janë hapur ngastra të reja të kultivimit të kanabisit. Unë kam kërkuar që të bashkëpunojmë, pasi nuk veprojmë dot pa u koordinuar. Administratorët vendorë duhet të dinë kush janë punonjësit e policisë që po bëjnë kontrolle”, u shpreh Ademi.
Gazeta Mapo