Vota e diasporës përcaktues në rezultat? Frika e Celibashi: – Edhe një votë bën diferencën! – Mund t’i japë fitoren opozitës
8 Dhjetor 2025
Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës, një proces i ri ky për institucionet tona për nga ana organizative, pasi është hera e parë që aplikohet. Celibashi i ftuar në “Open” në News24 u pyet nga moderatorja se sa determinant do të jetë vota e diasporës në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve të 11 majit.
Celibashi u shpreh se mund të ndikojë ndërsa shtoi se edhe vetëm një votë ndonjëherë mund të bëjë diferencën. Sipas tij vota e diasportws mund të konfirmojë ose mund t’i japë fitoren opozitës.
“Patjetër që mund të ndikojë. Ndonjëherë edhe një votë bën diferencën. Mund të konfirmojë ose mund t’i japë fitoren opozitës”, u shpreh ai.