Vota e emigrantëve/ “Manipulator, frikacak”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: Mos gënje, si mund…
8 Shkurt 2024
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptarë në Luksemburg, u shpreh se e do votën e emigrantëve, por problemi sipas tij, është se nuk ka një regjistër të popullsisë në emigracion dhe kjo e pengon procesin e votimit.
Pas kësaj deklarate, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër ndaj kreut të qeverisë, duke e quajtur si manipulator, gënjeshtar apo frikacak.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk nevojitet një databazë ku jetojnë emigrantët, pasi sipas tij, të gjitha shtetet që e mundësojnë votën e diasporës e bazojnë votimin te vetëdeklarimi.
Edi Rama, ki burrëri! Edi Rama, mos gënje emigrantët!
Sot Kryeministri i vendit i ka thënë shqiptarëve në Luksemburg se votën e diasporës e pengon fakti se shteti nuk ka databazë të emigrantëve.
Për votën e diasporës nuk duhet asnjë databazë.
E trishtë se si një njeri që e quan veten gjasme të aftë politikisht të fshihet pas manipulimit.
Zotëri, ta kemi dërguar draftin gati të shkruar. Nuk nevojitet databazë ku jetojnë emigrantët. Të gjitha shtetet që e mundësojnë votën e diasporës e bazojnë votimin te vetdeklarimi. Pra, çdo emigrant që do të votojë para çdo palë zgjedhjeve futet dhe regjistrohet online në një platformë zyrtare që hapet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Pasi qytetari shpreh vullnetin dhe vërteton me dokumenta që i ngarkon online adresën nga ku ai voton, ai listohet si votues jashtë territorit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ia dërgon paketën zgjedhore në adresën e deklaruar. Pra, në zgjedhje votojnë ata njerëz që shprehin dëshirën në sistem.
A do jenë ata 5, 5000 apo 500 000 atë s’e di as ti Z. Rama e as unë.
Tregoju shqiptarëve se si votojnë shqiptarët e Kosovës. Mos mashtro! Frikacak!
Je trembur, Edi! Të tradhëton fytyra!
Do përballemi në sheshe. Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve dhe demokratizimit të vendit. Nuk do e mbani dot peng më vendin.