Votat për çdo qark – PS bie sërish, rritet PD.

Janë numëruar deri në orën 16:00, 2748 kuti votimi nga 5199 Qendra Votimi në total. Në rang kombëtar, PS kryeson me 403 055 vota ose 48.93%, e përkthyer në mandate, 75 deputetë, PD-AN ka marrë deri tani 323 883 vota ose 39.37%, 58 deputetë, LSI me 57 547 vota ose 7.07%, 5 deputetë si dhe PSD me 17 456 vota, ose 2%, 2 mandate deputetësh.

QARKU ELBASAN
Në Qarkun e Elbasanit, kur deri tani janë numëruar 323 Qendra Votimi nga 511 gjithsej, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate deputetësh, me 55.6% të votave. Ndërsa Partia Demokratike me 36.2% të votave ka siguruar deri tani 5 mandate deputetësh. Lëvizja Socialiste për Integrim ndërkohë deri më tani ka marrë 5.1% të votave duke mos arritur në votat e mjaftueshme për një mandat deputeti.

QARKU FIER
Edhe në Qarkun e Fierit, sipas rezultatit paraprak të votave, kur janë numëruar 306 Qendra Votimi nga 580 gjithsej, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate me 52.6% të votave. Ndërsa Partia Demokratike ka siguruar deri tani 6 mandate deputetësh me 37.4% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.3% të votave ka siguruar një mandat deputeti deri tani në Qarkun e Fierit.

QARKU TIRANË
Sipas të dhënave paraprake deri në orën 15:00 ku janë numëruar 380 Qendra Votimi në Qarkun e Tiranës, rezulton se PS ka një diferencë prej 11 699 vota krahasuar me PD-në. PS rezulton të ketë arritur në shifrën e 65 mijë votimeve, ndërkohë që PD rreth 54 mijë vota. Partia e tretë është LSI që në 380 QV të numëruar ka arritur të marrë 8 279 vota. Ndërkohë që PSD e Tom Doshit ka siguruar një mandate, ndërsa nga kutitë e votimit kanë dalë 4 343 vota. Koalicioni i PD-së dhe LSI-së sëbashku nuk e kanë arritur votat e PS-së, ndërkohë që votat e tyrë së bashku arrijnë në 62 500 vota.

Gazeta Mapo