Votimi i Spiropalit antikushtetues, shpërthen Korreshi: Elisa shumë më arrogante që mbron vetëm Ramën
31 Korrik 2024
Përmes një interviste televizive, deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se votimi që u bë për Spiropalin ishte antikushtetues sepse u bë votim i fshehtë dhe jo me votë normale.
Ai shtoi se janë hequr politikanët dhe po u jepet dorë njerëzve që kanë punuar me Ballukun dhe se edhe ata në PS-në në korridore janë të inatosur me këto ndryshime.
Korreshi: Votimi që u bë për Spiropalin ishte antikushtetues sepse u bë votim i fshehtë dhe jo me votë normale. Po të merresh me PS-në dhe të shohësh se si janë trajtuar njerëzit aty, pasi të tjerë njerëz janë votuar dhe të tjerë marrin benefitet, me të vërtetë është kthyer në një batërdi politike. qeveria është kthyer si një komunale pastrim gjelbërimi.
Janë hequr politikanët dhe po u jepet dorë njerëzve që kanë punuar me Ballukun. Edhe ata në PS-në në korridore janë të inatosur si ne. Ky është një pushtet që të bën drejtor ose të rregullon kalamajtë. Edhe fjalimi Ramës sesi i trajton të tijët, që dalin të korruptuar dhe mbi të cilët ku vendos veton. Dihet mënyra sesi Spirapoli e ka mbrojtur kryeministrin Rama që nuk vinte në kuvend. Do të vazhdojë të jetë arrogante si drejtuese seanca.