“Votova reformën në drejtësi por jo Rama-formën”, Ilir Meta bën deklaratën e fortë: Kuvendi falsifikoi dokumentin për të…
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në një emision televiziv ka folur për zhvillimet politike në vend, si dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. E vetmja ëndërr e mazhorancës ishte marrja e Presidencës para 24 korrikut, e cila u pre në mes. U tentua shkarkimi i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, me dokumente të falsifikuara me firmën e ish-kreut të Kuvendit.
Çështja është më e rëndë që opozita edhe sot e kësaj dite në seancën e fundit Kuvendi falsifikoi dokumentin për të implikuar presidentin dhe kjo ndodh në të parin proces nga kuvendi i Shqipërisë dhe opozita ende nuk ka kërkuar një komision hetimor në parlament, nga prokuroria ka vetëm heshtje. E votova reformën në drejtësi dhe i qëndroj por jo Ramaformës.A e shihni veten përgjegjës?
Nuk e di se çfarë mund të kisha bërë më shumë kam bërë gjithçka për të mbrojtur kushtetutën e vendin. Kam bërë gjithçka për të mbrojtur teatrin, ka ligje që i kam çuar bë SPAK, ka patur edhe konflikte me qeverinë. Ishte konflikti për emërimin e zotit Lleshaj. Marrim rastin e ministrit të jashtëm. Ku është sot? Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë debat për këtë konflikt. Ministri i jashtëm nuk është si çdo tjetër pasi mund të fusë republikën në implikime të mëdha ndërkombëtare. E ka çuar PS-ja çështjen e detit në Gjykatë Kushtetuese, a ka një vendim të Gjykatës për çështjen që të përcaktojë detyrimet e Shqipërisë.
Gazeta Sot