
Vranësira dhe rënie temperaturash deri në -6 gradë Celsius, parashikimi i motit
22 Dhjetor 2024
Këtë të diel moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak edhe pse do të ketë mot me diell, temperaturat do të ulen.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.
Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rënie, ku më e ulëta do të jetë në Dibër -6 gradë.
Në Shkodër temperatura do të jetë -5 gradë, ndërsa në Kukës dhe Korçë -4 gradë celsius.