“Vranësira, reshje dhe kthjellime”- Njihuni me surprizat e motit sot

– 07/10/20

Sot parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.  Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e mesditës, më pas reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Lokalisht do të ketë reshje në formën e shtrëngatave. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek dhe në orët e pasdites hera-herës e vrullshme, deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

 zonat malore 13°C deri në 23°C
zonat e ulëta 14°C deri në 27°C
zonat bregdetare 14°C deri në 27°C