“Vrasja e Kennedy”, rrëfimi i bujshëm i aktorit të “Godfather”

Aktori i njohur, Gianni Russo, i cili ka interpretuar në filmin “Kumbari” ka vendosur që të rishkruaj historinë e Amerikës, me disa deklarata të forta mbi vdekjen e Presidentit John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe.

Në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail”, aktori që luante rolin e Carlo Rizzi shprehet se vrasësi famëkeq, Lee Harvey Oswald, nuk ishte ai që vrau Kennedy-n. Russo ka pasur lidhje të forta me bosët italianë të mafias Frank Costello, Sam Giancano dhe Carlo Gambino dhe shprehet se të njëjtët mafiozë që e sollën në pushtet JFK, edhe e hoqën qafe Presidentin së bashku me vëllain e tij Robert.

Tre familje kishin tre qitës të ndryshëm për ta vrarë më 22 nëntor 1963. Unë e di se kush e vrau në të vërtetë. Nuk ishte Lee Harvey Oswald. Ishte Johnny Roselli ai që qëlloi dhe e vrau. Ai po qëndronte në kanal dhe kishte pamjen më të mirë”, deklaron aktori.

Sipas Russos, hetimet po shkonin drejt Rosellit, por, përpara se ai të dëshmonte, e vranë: “E gjetën të copëtuar në një valixhe”.

Kur u pyet nëse ishte i frikësuar nga mafia pas këtij rrëfimi, Russo u përgjigj: “Nuk ka pse të jem sepse nuk ka më njeri këtu, kanë vdekur të gjithë”.

75-vjeçari është shprehur se gjithashtu se Marilyn Monroe do të ishte akoma gjallë nëse ish-bashkëshorti i saj, legjenda e bejsbollit Joe DiMaggio, do të kishte shkuar ta merrte atë nga një vendpushim në Nevada, kur ajo e telefonoi vetëm tre ditë para vdekjes së saj.

75-vjeçari, i cili gjithashtu pretendon se kishte një lidhje me Monroe, tregon se ajoi  bëri një telefonatë DiMaggio për të shkuar për ta marrë nga aty.

‘Joe DiMaggio mos hajde. Ajo ka vdekur, ‘thotë ai. ‘Marilyn Monroe mund të ishte akoma gjallë sot, po të vinte ai ta merrte atë natë”, ka treguar Gianni Russo.

l.h/ dita