Vrasja e Klodian Rashës/ Vijojnë protestat – Qytetarët 3 kërkesa për Ramën
Vrasja e Klodian Rashës/ Vijojnë protestat – Qytetarët 3 kërkesa për Ramën
– 11/12/20
Vijojnë protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Shoqëria Civile po organizohet sërish përmes rrjeteve sociale, për t’u mbledhur sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë dhe shesheve kryesorë të çdo qyteti.
Kjo është protesta e tretë për vrasjen e të riut në zonën e Laprakës, në orët e para të mëngjesit të së martës, vetëm sepse theu fashën e orarit dhe nuk iu bind urdhrit policor.
Kësaj rradhe, shoqëria civile shtron tre kërkesa për qeverinë Rama:
- Largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
- Ndalimin e dhunës policore
- Reformimin e Policisë së Shtetit
Nën hashtag-un “Unë jam Klodiani”, irritimi dhe zemërimi qytetar do të ndjehet edhe sot, ndonëse tubimet konsiderohen të paligjshme për shkak të masave anti-Covid.
Risjellim në vëmendje se dje, protesta e qindra qytetarëve zgjati mbi tre orë, duke u shoqëruar më përplasje të vazhdueshme me policinë – dhjetra u plagosën dhe disa tyre, përfshirë efektivë, përfunduan në spital.
Gazeta Mapo