Vrasja në Elbasan, Gazment Bardhi rrëfen si ndodhi ngjarja: Persona me makina te blinduara na sulmuan!

21 PRILL 2021

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit , Gazment Bardhi ka treguar  dinamikën e ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Bardhi pranoi që PD ka një strukturë për mbrojtjen e votës. Sipas Bardhit, struktura e PD ka ndaluar një person që do të jepte para për blerjen e votës dhe ka njoftuar policinë.

Por, në kohën që policia ka ndjekur procedurat dy grupet janë përplasu me armë zjarri, gjë e cila shkaktoi vdekjen e Xhuvanit.

“Në Elbasan me urdhër politik të Taulant Ballës është ngritur një strukturë kriminale në strukturë janë element të personave të krimit të organizuar të cilët prej ditësh janë përfshirë në krime zgjedhore, intimidim të qytetarëve dhe mbledhjen e kartave. Unë për këtë kam njoftuar SPAK, kam bërë kallëzim penal me emër e mbiemër që të marrin mbikëqyrje këta persona siç kamë vënë në dijen dhe trupin diplomatik. Policia këtu nuk reagon. Ne kemi angazhuar individ që duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me dy fjalë ka patur dhe qytetarë të Elbasanit, këta janë individ profesionist pa precedent penal për të mbrojtur votën e qytetarëve të Elbasanit. Nuk ka asnjë rast të vetëm që këto grupe të kenë ndaluar automjete të tjera. Qytetarët terrorizohen nga bandat e Taulant Ballës. Personat e PD nuk janë të armatosur, me përjashtim të Paplekajt i cili mban armë me leje dhe e mban në 24 orë. Me armë kanë qenë të pajisur individët e tjerë, Zona ka qenë me kamera, anëtarët e krimit të organizuar, personi që ka qëlluar i pari Klement Xhaferi dhe një shpur tjetër me makina të blinduara kanë sulmuar me armë anëatarët e strukturës së votës. Policia u ka kërkuar personave që të ndalojnë dhe në këtë moment shpura e tyre u ka drejtuar armët policisë. Janë plagosur dy ish-efektivë dhe më pas kanë ndërhyrë personat e strukturës së mbrojtjes së votës.”-tha Bardhi në emisionin “Opinion”

Gazeta Sot.