Vrasjet në Vlorë, anëtari i Kryesisë së PD sulmon Ramën: Për ty njerëzit vlejnë më pak se “kërpudha”. Sqaro vlonjatët për…
Vrasjet në Vlorë, anëtari i Kryesisë së PD sulmon Ramën: Për ty njerëzit vlejnë më pak se “kërpudha”. Sqaro vlonjatët për…
17 Shkurt, 2019.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Kadilli ka reaguar pas atentatit mafioz në Vlorë, ku mbetën dy të vrarë dhe u plagos një eksponent i krimit të organizuar.
Demokrati i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me protestën e opozitës, por të sqarojë vlonjatët pse ata nuk janë të sigurte në shtëpitë e tyre.
“Edi Rama, mos u merr me protestuesit, por sqaro “vlonjatet” e tu, çfarë po ndodh qe ata nuk janë te sigurt as ne rruge, as ne shpeti, as ne pune. Lëri lotët për kërpudhën dhe jep llogari për dy te vrarët sot, vetëm një dit pas show-t te turpshëm. Për ty njerëzit vlejnë me pak se “kërpudha”, shkruan Kadilli.