Vritet 28-vjeçari në Tiranë, gjendet në Farkë një makinë e djegur. – Dyshohet se u përket autorëve
29 Nentor 2024
Një atentat më armë zjarri tronditi në mesnatë zonën e Xhamllëkut në kryeqytet. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Viktimë e atentatit ka mbetur 28 vjeçari Klajdi Prendi.
Dyshohet se autorët kanë qëlluar 28-vjeçarin me armë me silenciator
Pak minuta pas ngjarjes në Farkë është gjetur nga policia një automjet i djegur me targa të huaja.
Mendohet se makina e djegur u përket autorëve të atentatit.
BalkanWeb