Vuçiç bëhet gati për luftë, nis armatimi i Serbisë. – Ja sinjalet që po jep presidentit serb se mund të plasë një konflikt i armatosur në Ballkan
12 GUSHT 2022
Gazeta Sot
Kosova dhe Serbia vijojnë me përplasjet dhe provokimet në distancë. Tensionet mes këtyre dy shteteve vetëm sa janë shtuar. Pala serbe fajëson Albin Kurtin si ideatorin e kësaj situate, teksa paralajmëron se ku i fundit po përgatit likuidimin e serbëve në veri të Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ngritur pretendimin se Kurti kërkon të shkaktojnë konflikt të armatosur dhe të përdorësituatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë. Mirëpo si duket ky është vetëm një skenar i presidentit serb. Vuçiç nga njëra anë bën të ‘pafajshmin’ nga ana tjetër përgatitet për luftë. Një informacion i zbuluar së fundmi bën me dije se Vuçiç ka porositur armë për të armatosur serbët. Si duket ‘vasali’ i Putin do të qëndrojë gati dhe të presë momentin e duhur për të sulmuar. Gjithashtu, presidenti serb u shpreh skeptik për rezultatin e bisedimeve në Bruksel.
Vuçiç: Kurti do të bëjë likuidimin e serbëve
Presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiç ka hedhur akuzat e forta ndaj Prishtinës zyrtare, ku thotë se është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit si dhe ta bëjë likuidimin e serbëve”Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë” thotë Vuçiç dhe se “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”.“Po përgatisin likuidimet e njerëzve tanë në veri”. E them hapur. I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë, nën maskën e luftës kundër krimit. Mos vrisni njerëz. Ne nuk do të vrasim askënd. Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet”, tha Vuçiç.
Vuçiç skeptik për bisedimet në Bruksel
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se po shkon në Bruksel për të biseduar, por se nuk shpreson në ndonjë rezultat. Ai tregon se është skeptik, por se shpreson në takimin dhe sjelljen racionale të Prishtinës, si dhe se shpreson që “prindërit e tyre ilegal do t’i detyrojnë ta bëjnë këtë”.Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive, Vuçiç thotë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”.Ai ka theksuar se e “mijëra e mijëra” gënjeshtra janë publikuar në mediet botërore rreth asaj se si Serbia e sulmon dikë, diku. Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti bërë në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca” se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri midis Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb tha gjithashtu se do të ishte i lumtur nëse do të arrihej një marrëveshje në Bruksel megjithëse ishte skeptik. Kujtojmë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rriten pasi Qeveria e Kosovës mori dy vendime si masa të reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet. Serbët lokal në veri bllokuan rrugët të cilat të dërgonin në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak. Ky rrethim erdhi në shenjë proteste për dy vendimet e Qeverisë se Kosovës, si masa të reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet. Me kërkesën e partnerëve ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës pezulloi vendimet për 30 ditë me kushtin që të largohen të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Kështu, në ditën e dytë të tensioneve u larguan të gjitha barrikadat nga veriu. Pa u bërë një javë nga këto tensione, në drejtimin e Policisë së Kosovës është shtënë dhjetë herë me armë zjarri në Liqenin e Ujmanit. Nga autoritetet e Kosovës është cilësuar se ky sulm ka ardhur nga strukturat kriminale në veri të Kosovës.
Më tej Vuçiç thotë se është i vetëdijshëm për planet e Prishtinës dhe po kërkon që të mos e bëjnë këtë. “Unë po kërkoj nga ata që të mos planifikojnë të arrestojnë dhe vrasin askënd, vetëm pse i shqetëson kushdo që është i lirë, sepse kushdo që është serb është kriminel”. Ata do të përdorin të gjitha marifetet politike në Beograd për t’i etiketuar ata njerëz si më të këqijtë”, pohon Vuçiç. Ai komentoi edhe lajmin në media se Serbia do ta udhëheqë edhe luftën në Bosnje dhe Hercegovinë, gjë që sipas tij është e pasaktë.“Ata kanë gënjyer popullin, vazhdimisht. Ata po përpiqen të përdorin situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë. Këtë e kanë bërë për 170 ditë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha Vuçiç në konferencën për media.
Nga Bleona KOLAJ