7 Tetor 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi për Sky News se Millan Radoiçiçi nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. “Ai akuzohet [në Serbi] për një krim të madh dhe serioz”, theksoi Vuçiq.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Gjatë këtij sulmi u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Pasi zunë në prit një patrullë policore, sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

Vuçiç tha se dislokimi i ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën nuk ishte një faktor destabilizues në Kosovë. “Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllim për të sulmuar dikë”.

Lideri serb tha se vetin e kaluar, Serbia kishte vendosur 14.000 ushtarë afër kufirit. “Ne e kemi shtensionuar situatën. Ne do të kemi njerëz nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të cilët do të shohim se ne tani aktualisht kemi afër 4.400 ushtarë [afër kufirit]”, tha Vuçiç.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Serbia “ka nisur tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën. Uashingtoni e cilësoi këtë si “lajm të mirë”.

Gazeta Sot