Vuçiç donte që të arrestohej djali i tij që të fajësonte Kosovën
209 Qershor 2023
Avokati Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte veshur bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion”, me qëllimin e vetëm për të provokuar.
Gashi tha se vetë Vuçiçi do kishte dashur që policia e Kosovës ta arrestonte djalin e tij Danilo,pasi kështu do të mund të fajësonte Kosovën.
“Nuk është ndaluar 3 herë, por e kërkoi vetë Vuçiçi që tha që djali im është me këtë mbishkrim, ne jemi të gjithë njësoj, e madje kërkoi vetë që ta arrestonin.
Do donte ta fajësonte Kosovën me këtë, pavarësisht se policia jonë vepron njësoj pa marrë parasysh se çuni i kujt është i Vuçiçit apo Millosheviçit, kushdo që në manifestime të tilla ka të veshura gjëra që provokojnë popullatën shqiptare, që janë luftënxitëse, kërkohet që ato të hiqen.
Kjo praktikë ndodh prej 24 vitesh. Nuk arreston njeri policia e Kosovës për një bluzë, ndaj djalit të Vuçiçit policia nuk u tregua as e mëshirshme e as e pamëshirshme”,-tha Tomë Gashi.
Gazeta Sot