Vuçiç i “alarmuar”: – Po bëhet presion që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, po shfrytëzojnë situatën në Ukrainë
Vuçiç i “alarmuar”: – Po bëhet presion që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, po shfrytëzojnë situatën në Ukrainë
30 PRILL 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur ditën e sotme për për ftesën e 4 majit për vizitë në Berlin të marrë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ditë kjo kur në Berlin do të jenë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak.
Vuçiç ka thënë se s’ka pritshmëri të mëdha nga bisedimet që pritet të ndodhin në Berlin.
Ai thotë se po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë
“Nga takimi me kancelarin Scholz, pres të dëgjojë vërejtje për sjelljen e Serbisë, dhe do ta kem mundësinë të shpreh qëndrimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga bisedimet në Berlin, Vuçiç ka thënë se pritjet e tij nuk janë shumë të larta dhe se “s’pritet të ndodh asgjë e mirë”.
“Kjo është e gjitha, as keq as mirë. Një mundësi e mirë për të shprehur qëndrimet tona, por ne s’do të ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës e as atë për sanksionet”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Tutje Vuçiç pretendon se situate në Kosovë “nuk është e mirë” dhe se “gjithçka po shkon drejt dëbimit të serbëve” dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Unë jam shumë skeptik lidhur me këtë”, ka thënë Vuçiç.
Tutje Vuçiç ka thënë se është shumë i shqetësuar për shkak të “papërgjegjësisë dhe mendjelehtësisë” së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, por edhe për shkak të shumë atyre në Perëndim që po e përkrahin politikën e Kurtit.
“Situata në Kosovë është dramatike, dhe populli serb është nën një presion të madh, sepse shumë duan të shfrytëzojnë situatën në Ukrainë për të ndikuar tek serbët për të pranuar diçka”, ka thënë Vuçiç.
Tutje Vuçiç ka thënë se Kosova nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit.
Vuçiç tutje ka folur edhe për një “përpjekje” që sipas tij do të rezultonte me “dëbimin e serbëve” apo edhe me detyrimin që Serbia ta njohe pavarësinë e Republikë së Kosovës.
“Ne nuk mund ta përmbushim këtë. Unë jam një skeptik i madh, edhe pse e mbështes dialogun e vërtetë. Sot ai dialog me Kurtin nuk ekziston”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se koha e urdhrave ka kaluar.
Gazeta Sot