Vuçiç: Kisha serbe nuk mund të përzihet në vendimin për Kosovën. –
Vuçiç: Kisha serbe nuk mund të përzihet në vendimin për Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në Baku të Azerbajxhanit, se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) nuk ka nevojë të merr vendime të rëndësishme politike në vend, por ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e saj.
“Nuk mendoj se vendimet kryesore politike duhet të merren nga Kisha, por natyrisht se ka të drejtë për të shprehur pikëpamjet e veta, unë nuk kam asnjë problem me këtë”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në Azerbajxhan.
I pyetur për të komentuar shkrimin e gazetës ‘Blic’ se shteti fajëson Kishën Serbe për Kosovën, Vuçiq tha se “Kishës nuk ia mohon të drejtën për të shprehur opinionin e saj, por ai nuk duhet të bie dakord me çdo deklaratë të përfaqësuesve të Kishës”, raporton “Beta”.
“Unë nuk e fajësoj Kishën. Por, ko nuk do të thotë se unë gjithmonë duhet të pajtohem me deklaratat cilitdo përfaqësues të Kishës. Ne jemi një shtet laik, shumë i respektoj, unë nuk jam ndonjë besimtar i madh, por jam besimtar”, tha Vuçiç, përcjell Telegrafi.
Kisha Ortodokse Serbe më 10 maj shpalli mesazhin e fundit të Kuvendit të Shenjtë të Peshkopëve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë qendrore”, dhe e cila u bën thirrje zyrtarëve serbë “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqimin për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë”.
Vuçiç ka reaguar ndaj kësaj deklarate më 11 maj, duke thënë se e respekton pozicionin e Kishës, por se nuk e sheh se çfarë zgjidhje ajo ofron, duke shtuar se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje dhe se është e nevojshme për të arritur një kompromis.
“Respektoj gjithçka, por nuk e pashë se cila është zgjidhja. Të jemi kundër çdo gjëje dhe të presin për kohë më të mira, kur ne të jemi pesë ose tre milionë, apo kur të tjerët të na pënë prapa edhe për pesëdhjetë vjet?”, kishte pyetur Vuçiç.